Alba: Sekreti im… korseja
26/04/2013 13:15
Një prej aktoreve më tërheqëse të Hollivudit, Jessica Alba, rrëfeu sekretin e saj për të qenë gjithmonë në “top-formë” në çdo paraqitje publike.
Gjithmonë e shkëlqyer dhe me linja që e kanë bërë të konsiderohet si një prej femrave më të paraqitshme në botë, Alba shpesh ka gjetur një mik të pazakontë korseja.
Me rastin e publikimit të një serie të re fotosh tërheqëse të 31-vjeçares, për llogari të një publiciteti, Alba tregoi se pas lindjes së dytë, stërvitja dhe dietat me dietologë personalë deshën kohë të jepnin rezultatet e tyre.
”Ndërkohë, mbaja dy korse 24 orë në ditë, për tre muaj pas lindjes. Ishte shumë e sikletshme, por ia vlejti”, deklaroi Alba,
Top Channel