Shkodër, të shtëna me armë zjarri, një i plagosur

25/04/2013 00:00

Një person është plagosur rëndë me plumb në kokë paraditen e sotme në
qendër të qytetit të Shkodrës ndërsa autori i ngjarjes një 76-vjeçar i
cili nuk është larguar nga vendi i ngjarjes është arrestuar nga policia.

Ngjarja ne fjale ka ndodhur rreth ores 10.30 minuta prane sheshit ‘Isa Boletini’ ne rrugen kryesore te qytetit ne nje nga rruget me me levizje te qytetit.

I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur shtetasi Gjergj Bunga 50 vjeç, i cili ka marre nje plumb ne goje dhe ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Autori i ngjarjes shtetasi Pal Prroni 76 vjec eshte arrestuar ne flagrance nga policia se bashku me armen e krimit nje arme zjarri tip pistolete qe ai e mbante pa leje.

Top Channel