Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë në projektin “UrbanGen”
Revista prestigjoze “People” ka kurorëzuar Gwyineth Paltrow si gruan më të bukur në botë, një vlerësim që ka habitur edhe vetë aktoren.
“Nuk arrij ta besoj. Vazhdoj të mendoj: ‘s’mund të jetë e vërtetë’. Nuk jam ndjerë kurrë kaq e befasuar dhe e ngazëllyer”, ka thënë Paltrow.
Për të mbajtur trupin në formë, aktorja fituese e çmimit Oscar stërvitet dy orë në ditë, edhe sepse e konsideron këtë pjesë të punës së saj.
Në listën e grave më të bukura në botë figurojnë edhe këngëtaret Adele e Beyonce, si dhe aktoret Jennifer Lawrence e Kristen Stewart.
Disa ditë më parë, në një intervistë për revistën “Harper’s Bazaar”, aktorja 40-vjeçare pranoi se i lejon vetes një cigare në javë. “Pi një cigare të shtunën në mbrëmje. Ky është “mëkati” im i vetëm”, tha ajo.
Paltrow tha se ka provuar edhe Botoksin, por siguroi se nuk do të bëjë më injeksione të tilla për të ruajtur rininë.
“Nuk do e provoj më botoksin sepse dukesha si e çmendur. Gjithësesi, nuk e përjashtoj mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale kur të plakem”, shtoi aktorja hollivudiane.
Top Channel