Obama: Tatuazh? Po nëse e bëjnë vajzat

25/04/2013 00:00

“Nëse vajzat e mia bëjnë tatuazh, atëherë unë dhe Michelle do të bëjmë të njëjtën gjë”. Me këto fjalë Barack Obama ka zbuluar strategjinë e tij si babai i parë i
Amerikës për të shmangur që Sasha dhe Malia të bëjnë imazhe të ndryshme
në lëkurën e tyre.

Një plan i studiuar mirë, që synon më tepër tek mirëkuptimi sesa tek presioni.

“Ajo që u kemi thënë vajzave tona është: nëse vendosni të bëni një tatuazh, atëherë unë dhe mami do të bëjmë të njëjtin tatuazh, në të njëjtin vend”, ka thënë Obama në një intervistë televizive.

“Në një rast të tillë, do të dalim në YouTube dhe do të tregojmë tatuazhin tonë familjar. Mendojmë se kjo është mënyra më e mirë për t’i larguar vajzat nga ideja se të bësh një tatuazh është një mënyrë e mirë për t’u rebeluar”, ka shtuar presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Top Channel