Kidman dhe Lee në jurinë e Kanës

25/04/2013 00:00

Nicole Kidman dhe Ang Lee janë mes anëtarëve të jurisë së konkursit të Festivalit të 66-të të Kanës, që do të mbahet në datat 15-26 maj dhe do të udhëhiqet nga Steven Spielberg.

Anëtarë të tjerë do të jenë regjisori francez Daniel Auteul, regjisori rumun Cristian Mungiu, aktori austriak Christopher Waltz, regjisorja japoneze Naomi Kawase, regjisorja angleze Lynne Ramsay, si dhe aktorja indiane Vidya Balan.

Ndërkohë, Sharone Stone bashkë me koleget Janet Jackson dhe Milla Jovovich do të drejtojnë mbrëmjen e bamirësisë në Kanë, me nismë të fondacionit që mbledh para në botën e kinemasë për të financuar kërkimet kundër AIDS-it.

Evenimenti në fjalë do të mbahet më 23 maj, gjatë festivalit, ku të pranishëm do të jenë edhe Kenneth Cole, Jessica Chastain, Heidi Klum, Naomi Campbell, Carine Roitfeld dhe producenti Harvey Weinstein, i konsideruar si “motori” i mbrëmjes.

Top Channel