Fushë-Krujë, sherr për ndeshjen, një i vdekur

25/04/2013 00:00

Rezultati i një ndeshjeje futbolli është bërë burim sherri me thika mes
dy të rinjve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në orët e para të
mëngjesit të së enjtes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Borizanë, të Fushë-Krujës, mbrëmjen e të mërkurës pas përfundimit të ndeshjes Borusia – Real.

Paraprakisht mësohet se 19-vjeçarari Florian Kadiu është grindur me një bashkëfshatarin e tij për bastet. Në një moment ky i fundit ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar mbi 19-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në spital. Policia ka deklaruar se ka bërë identifikimin e autorit, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Po punohet për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Top Channel