Fotot “topless” të Kate, 2 persona nën hetim formal në Francë

25/04/2013 03:40

Botuesi i revistës franceze “Closer” dhe një fotografe janë vënë nën hetim formal në Francë, për shkak të publikimit të fotove “topless” të Dukeshës së Cambridge, gjatë pushimeve private me Princin William, në shtator të vitit të kaluar.

Gazeta lokale “La Provence” i përdori fotot e saj me veshje plazhi. Bosi i Mondadori-t, Ernesto Mauri, dhe Valerie Suau, nga La Provence, janë nën hetim për shkelje të privatësisë.

Zonja Suau ka pranuar se ka fotografuar Dukeshën të veshur me rroba plazhi, por mohoi të ketë fotografuar atë “topless”. Duka dhe Dukesha e Cambridge nisën procedurat ligjore në Francë, pas publikimit të fotografive vjeshtën e kaluar.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, gjykata e Parisit ndaloi “Closer”-in të ripublikonte imazhet dhe urdhëroi revistën “gossip” të dorëzonte fotot origjinale brenda 24 orëve, ose do të përballej me një gjobë ditore prej 10 mijë eurosh.

Në vendimin e tyre, magjistratët i përshkruan fotografitë si “veçanërisht të bezdisshme”. Imazhet u publikuan edhe në revista të tjera europiane, pasi vendimi nuk përfshinte edhe publikimet jashtë Francës, por asnjë gazetë apo revistë angleze nuk i shfaqi ndonjëherë ato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA