Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë në projektin “UrbanGen”
Telashe për Justin Bieber. Policia suedeze njoftoi se ka gjetur gjurmë lëndësh narkotike në autobusin me të cilin këngëtari kanadez mbërriti në koncert në Stokholm.
Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i policisë vendase. Sipas tij, policia ushtroi kontroll mbi autobusin e parkuar pas erës së fortë të marijuanës që ndjehej në rrugë. Nga kontrolli janë gjetur gjurmë droge dhe një pistoletë trullosëse.
Policia nuk përmendi llojin e drogës së sekuestruar, por tha se ajo është dërguar në laborator për analiza të mëtejshme.
Lëndët narkotike në autobusët ku udhëtojnë këngëtarët e famshëm nuk janë një risi tashmë. Një i tillë i këngëtares Rihanna u bllokua për disa ditë në kufirin mes Kanadasë dhe në të u gjet një sasi e konsiderueshme hashashi. Edhe vetë këngëtarja nga Barbadosi nuk e ka mohuar ndonjëherë dashurinë e saj për të, madje shpesh ka postuar edhe në rrjete sociale foto ku tregohet duke “tymosur”.
Top Channel