Shndërrimi i Denise Richards
24/04/2013 00:00
10 vite nga “James Bond, The World is Not Enough”, roli që e bëri të famshme për format dhe bukurinë e saj, Denise Richard është transformuar radikalisht.
Nga fotot e publikuara aktorja 42-vjeçare duket e dobësuar në mënyrë ekstreme, aq sa vështirë të njihet. Duke ditur që aktorja dhe modelja nuk është e angazhuar në ndonjë rol filmi që i kërkon të dobësohet, mediat gossip në Shtetet e Bashkuara hamendësuan për probleme shëndetësore për të.
Por një burim pranë 42-vjeçares tha për Huffington Post se Denise gëzon shëndet të plotë dhe se ajo gjjithmonë kështu ka qenë, përvec faktit se është një nënë e vetme që duhet të rrisë 3 vajza..dhe vitet kalojnë.
Top Channel