Messi: Isha në gjendje për të luajtur

24/04/2013 16:35

Leo Messi deklaroi pas humbjes 4-0 të Barcelonës ndaj Bayern Munchen se skuadra e tij u mposht në të gjitha aspektet në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve dhe se vetë ai ishte në gjendje për të luajtur pas dëmtimit që e ka mbajtur jashtë fushave në dy javët e fundit.

Ylli argjentinas i katalanasve theksoi se një rezultat i tillë i lë shumë pak shpresa për kalimin në finale: “Na mposhtën kudo, treguan që ishin më të fortë se ne. Me një rezultat të tillë nuk mund të bësh shumë.”

“Në Camp Nou do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Të përmbysësh një rezultat 4-0 është thuajse e pamundur, por ne do e provojmë.”

Në lidhje me dëmtimin e tij, Messi tha: “Kisha disa kohë që nuk luaja, por isha në gjendje për 90 minutat ndaj Bayern.”

Top Channel