I dashuri i ri i Sylvie Van der Vaart

24/04/2013 19:55

Vetëm dy muaj zgjati vetmia për modelen holandeze Sylvie van der Vaart, pas divorcit nga bashkëshorti futbollist i kombëtares dhe Tottenham, Rafael.

Sylvie u fotografia ditën e mërkurë, në rrugët e Parisit, thellësisht e dashuruar par partnerit të saj të ri, Guillame Zarka.

E pranishme për xhirimin e një sporti publictar në “qytetin e dashurisë”, Sylvie pati si surprizë vizitën e të dashurit milioner në sheshxhirim, me të cilin shkëmbeu një puthje pasionante.

Sylvie formalizoi divorcin e saj me Rafael më parë gjatë këtij viti, pasi u dhunua fizikisht prej bashkëshortit në ditët e fundit të vitit 2012.

Nga martesa me Van der Vaart, Sylvie ka një djalë 6-vjeçar, Damian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA