Edhe Lewandowski i bashkohet Bajernit

24/04/2013 17:55

Pas Mario Gotze, një tjetër nga yjet e Borusias së Dortmundit do t’i bashkohet Bajernit të Mynihut në sezonin e ardhshëm.

Enrique Reyes, agjenti i trajnerit Jupp Heynckes, deklaroi ditën e mërkurë se “është i sigurt” për kalimin e Lewandoswskit në “Allianz Arena” në sezonin e ardhshëm.

“Bajerni ka firmosur edhe me Lewandoswskin. Blerja e Gotze është shoqëruar edhe me atë të polakut e kjo do të bëhet e njohur në ditët në vazhdim”, deklaroi përfaqësuesi i Haynkess në mikrofonat e rrjetit televiziv spanjoll “Cadena Cope”.

“Problemi i Bajernit është se ka para me tepricë dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë. Pak a shumë është e njëjta situatë si me Javi Martinez, një sezon më parë. As që denjojnë të negociojnë për blerjen e futbollistëve, vetëm sa paguajnë direkt klauzolën e prishjes së kontratës”.

Për Reyes, lajmi tashmë është bërë zyrtar dhe brenda Bajernit e Borusias të gjithë e kanë mësuar këtë transferim, por zyrtarizimi do të vijë pas ndeshjeve gjysmëfinale të Champions League.

Top Channel