Durrës, vritet 27-vjeçari, arrestohet autori i dyshuar

24/04/2013 00:00

Një 27-vjeçar është vrarë me armë zjarri paraditen e të mërkurës në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja ndodhi në lagjen 18, mbrapa stadiumit “Niko Dovana” të qytetit, ku i riu Refik Lila ka qenë duke ndenjur në lulishten para bllokut të pallateve në këtë zonë. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se viktima është konfliktuar me një person që ka qëlluar mbi të, ndërkohë që shërbimet e policisë me të mbërritur në vendin e ngjarjes u vunë në lëvizje për të kapur autorin e ngjarjes. Pas disa ore kerkimesh ne pranga ka perfunduar 44-vjecari Ardit Hyskja, i cili akuzohet autor i ketij krimi te rende.

Lila me origjinë nga Dibra është dërguar në spitalin rajonal. Sipas burimeve nga ky spital, ai ka mbërritur i vdekur dhe trupi i tij ndodhet në morg.

Top Channel