Tamara, në gjyq për një Lamborghini

23/04/2013 18:20

E bija e pronarit të Formulës 1, Tamara Ecclestone, do të përballet në gjykatë me ish-të dashurin e saj, për pronësinë e një “Lamborghini” me vlerë 380 mijë stërlina.

28-vjeçarja kërkon që ish-i dashuri, Omar Khyami, t’i rikthejë asaj makinën që ajo i dhuroi në prillin e shkuar me rastin e ditëlindjes, pak kohë përpara se të ndaheshin,

Një agjent burse, Khyami u nda nga Ecclestone pasi asaj i ra në dorë një video, në të cilën ai ishte në një moment intim me një vajzë tjetër.

Sipas Tamarës, nuk kishte mundësi që video të ishte e vjetër, pasi ai mbante në dorë një byzylyk që ajo i kishte blerë me vlerë prej 30 mijë stërlinash.

Nga ana e tij, ish-i dashuri mbrohet me faktin se makina ishte një dhuratë dhe se ka përdorur pronësinë mbi automjetin, për të marrë borxh një shumë prej 250 mijë stërlinash.

Deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, makina do të qëndrojë e bllokuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA