
Këngëtarja amerikane Barbara Streisand është nderuar për karierën e saj kinematografike me çmimin Chaplin Award, nga kompania filmike Lincoln Center.
Mes atyre që vlerësuan aktoren, që mbush 71 vjeç të mërkurën, ishin edhe ish-presidenti Bill Clinton, Liza Minnelli dhe këngëtari Tony Bennet.
Streisand është ndër të paktat artiste që ka fituar të katër çmimet prestigjoze, konkretisht një Oscar, një Emmy, një Grammy dhe një Tony.
Evenimenti mblodhi 2 milionë dollarë që do të shkojnë për kompaninë filmike, për promovimin e kinemasë së pavarur. Duke pranuar çmimin, Streisand i tha audiencës:
“Me sa mbaj mend unë, njerëzit më kanë quajtur kryeneçe dhe kokëfortë. Ndoshta sepse e tillë jamë. Urra për gratë kryeneçe”.
Streisand e nisi karrierën e saj në kinema në vitin 1968 me “Funny Girl”, me të cilin fitoi çmimin Oscar. Organizatorët e evenimentit transmetuan fragmente të filmit në fjalë dhe filmave të tjerë, mes të cilëve “The Way We Were”, “What’s Up, Doc” dhe “Meet the Fockers”.
Top Channel