Penelope Cruz, nudo për filmin e ri

23/04/2013 19:05

Penelope Cruz ka xhiruar një skenë gjysmë-nudo në filmin italian “Venuto al Mondo”. Aktorja e famshme spanjolle ka xhiruar skenën e “nxehtë” me aktorin Emile Hirsch dhe fotot e para janë publikuar nga ‘The Sun’.

Filmi tregon historinë e një nëne beqare e cila çon djalin e saj në Sarajevë, aty ku bashkëshorti i saj vdiq në luftën e Bosnjes 16 vite më parë.

Kujtesa e çon në momentet intime me partnerin e saj Diego, i cili ndenji në Sarajevë kur ajo u largua nga qyteti me djalin e vogël.

38-vjeçarja Penelope Cruz është e martuar me aktorin spanjoll Javier Bardem dhe ka një djalë 2-vjeçar. Në shkurt u mësua se aktorja po pret fëmijën e saj të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA