F1, “Lufta e Ftohtë” brenda Red Bullit

23/04/2013 20:00

Fundjava e garës së Bahreinit vulosi përfundimisht “luftën e ftohtë” brenda skuderisë Red Bull.

Mark Webber festoi në Sakhir garën e tij numër 200 në Formulën 1: torta klasike, urime dhe duartrokitje nga pjesëtarët e stafit. Cdo gjë ishte normale përveç faktit se në këtë festë të vogël mungonte shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vettel.

Gjithsesi, australiani nuk priti shumë për tu hakmarrë. Kur mbaroi gara e Bahreinit me fitoren e Sebastian Vettel, Red Bulli u mblodh në pjesën e pasme të bokseve për të bërë foton e zakonshme të fitores me të gjithë pjesëtarët e skuderisë duke duartrokitur dhe bërtitur.

Të gjithë, përveç Mark Webber.

Top Channel