Uashington-Seul, vigjilenca e lartë

22/04/2013 00:00

Korea e Veriut mund të vendosë kryerjen e testit raketor në një hark kohor që përfshin tre data të ndryshme, më e akredituara prej të cilave është ajo e fundit të korrikut.

Është kjo hipoteza e Ministrisë së Mbrojtjes së Seulit, sipas të cilës regjimi i Penianit mund të veprojë më 25 prill, më 30 prill dhe më 27 korrik.

Sipas Seulit zyrtar, 24 prilli përkon me 80-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Popullore; 30 prilli me fundin e stërvitjeve ushtarake Seul-Uashington; dhe 27 korriku me 60-vjetorin e luftës koreane, në vitet 1950-53.

Për këtë arsye, Korea e Jugut dhe aleati i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të mbeten vigjilentë dhe të intensifikojnë stërvitjen, për të qenë të gatshëm në çdo situatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA