Një ndër figurave më të rëndësishme dhe përfaqësuese të kombit shqiptar, akademiku Rexhep Qosja ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Fiks-Fare”.
Duke ndërthurrur batutat me seriozitetin dhe peshën e fjalëve që e karakterizon, zoti Qosja foli për dialektalizmat që politikanët vendas përdorin në gjuhën shqipe, duke devijuar kështu nga gjuha letrare e politiken shqiptare ne pergjithesi.
Fiks Fare – Profesor, mirëserdhe. Kishit dhjetë vjet pa ardhur në Tiranë?
Rexhep Qosja – Mirësejugjeta.
Fiks Fare – Profesor, kishit 10 vite pa ardhur në Tiranë, e po të ktheheshit në Prishtinë pa shkuar tek “Fiks-Fare” nuk do t’iu besonin (batutë). Profesor, ndonëse nuk kishit ardhur, këto dhjetë vjet institucionet shqiptare nuk u lanë rehat me dreka, darka (batutë). Se është e pamendueshme që të vini nga Kosova dhe të mos iu presë homologu juaj, profesor-doktor Sali Berisha. Apo jo profesor?
Rexhep Qosja – Po po, homolog (qesh).
Fiks Fare – Jeni ju profesor-doktor siç eshte edhe kryeministri yne. E kemi kete fat (batutë) ?
Rexhep Qosja – E vërteta është që e shoh shpesh në televizor.
Fiks Fare – Profesor, mund të na thuash një fjali të parë?
Rexhep Qosja – Kam kënaqësi që jam në mes të Sajmirit dhe Doktorit, e karshi kam Filipin (Çakulin) dhe afër këtyre 2 bijave tona që e zbukurojne Tiranën.
Fiks Fare – Profesor, ju e përcillni politikën shqiptare në shumë artikuj gazetash, shkrime të ndryshme, botime, etj.
Rexhep Qosja – Po, e përcjell rregullisht.
Fiks Fare – Kemi përshtypjen që kete pjesen qe udheheqesi yne ben takime me popullin nuk eshte se e keni percjelle shume. A ka nje moment qe dikush tjetër ka dale gju me gju me popullin, ju e dini besoj e kujtoni?
Rexhep Qosja – Posi, po. Po si jo (qesh) .
Fiks Fare – Po ju japim nje fragment te shihni çfarë i ka then populli udheheqesit (shfaqet nje pensionist qe i thote kryeministri Berisha: “ju pershendes per mireseardhjen. Jam 80 vjeç fale jush z. Kryeminster, kur erdhe te pershendeta ku je o Skenderbeu i dytë i Shqiperise”). Skenderbeu i dyte i Shqiperise, ju si e komentoni?
Rexhep Qosja – Une them ruaje Zot, Skenderbeun, shembelltyren e tij, namin e tij, prej krahasimit qe i ben ky plak qe i eshte ndalur koha.
Fiks Fare – I eshte ndalur koha? Kujt i eshte referuar i moshuari?
Rexhep Qosja – Nuk mendoj se plaku ka menduar shume, se po te ishte menduar shume nuk e kishte bere nje krahasim te tille, nuk e kishte nxjerre nga goja dhe sigurisht qe ky nuk do e kishte pranuar lehte nje krahasim te tille. Kryeministri yne ben sjellje te cilave u ka kaluar koha, keto sjellje jane bere dikur te themi ne mesjete, por bota moderne nuk ben komunikim te tille me popullin. Ja te mendojme kancelaren Merkel apo kryetarin e shtetit te Frances apo te Shteteve te Bashkuara apo te shteteve te tjera europiane nuk komunikojne ashtu me qytetaret e tyre. Jetojne ne nje kohe te teknikes jashtezakonisht te zhvilluara dhe kane menyra te tjera komunikimi.
Fiks Fare – Nuk e shikoni, si pike te dobet te atyre, kete qe nuk bejne kontakte me popullin e tyre?
Rexhep Qosja – Jo. Edhe takimet me popullin mund te behen ne nje menyre bashkekohore moderne, keto jane takime shume te folklorizuara dhe u ka kaluar koha dhe nuk krijojne nje pamje apo ashtu siç i thone tani, nje imazh te mire per Shqiperine.
Fiks Fare – Profesor, t’iu pyesim per diçka tjeter, ju besoj keni degjuar per dialektalizmat qe perdor politika shqiptare shpesh apo krere te politikes, qe nga Kryeministri, Kryetarja e Kuvendit etj, akademia e jone ketu, qe ju besoj me akademine tone keni marrëdhenie te mira, merrni ftesa here pas here apo jo (ironia i drejtohet ftesës së munguar për ceremonitë zyrtare të 100-vjetorit të pavarisë)?
Rexhep Qosja – Jo jo dhe aq (qesh).
Fiks Fare – Ka nje tendence akademia jone per te bere nje rishikim te gjuhes shqipe, sikur keto dialektalizma qe bejne ata do ne nje fare menyre t’i justifikoje ndoshta duhet te flasim edhe ne ashtu?
(Shfaqet zonja Topalli qe ne seance parlamentare flet me dialektalizma si lumgardhet, urdhno, kja, lepri, katerdhet, etj) Keto jane dialektalizma te bukura per zonen e Shkodres, por Kryetarja e Parlamentit?
Rexhep Qosja – Po, nder shkeljet e shpeshta qe Kryetarja e Parlamentit i ben rregullores se Parlamentit, i ben kushtetututes, eshte edhe kjo natyrisht. Parlamenti duhet te respektoje gjuhen standarte kombetare e për këtë eshte i obliguar me ligj. Qytetaret edhe mund te flasin si te duan, por institucionet e shtetit, si ushtria, policia, administrata, arsimi duhet te respektojne gjuhen standarte ne te gjithe boten e qyteteruar, keshtu ndodh kudo.
Fiks Fare – Po, por si t’ia bejme homologut tuaj, “Profesor-Doktorit” tone qe i ka ai ne dore keto gjera dhe i vendos ai?
Rexhep Qosja – Po, duket se i vendos ai fatkeqesisht. Por, a do t’i vendose edhe per me gjate do ta shohim. Te deshirojme te shpresojme qe nuk do t’i vendose edhe per me gjate.
Fiks Fare – Une e kam degjuar disa here Parlamentin ne Kosove, eshte e vertet qe atje deputetet flasin gjuhen letrare?
Rexhep Qosja – Po eshte e vertetete, gjithe flasin gjuhen standarte, gjuhen letrare kombetare, kjo nuk do te thote qe nuk bejne ndonje gabim, te gjithe flasin gjuhen standarte, por keshtu gabimi keshtu, perpjekje qe ben kryetarja e Parlamentit te Shqiperise nuk mund te ndodhe ne Parlamentin e Kosoves, jo.
Fiks Fare – Ne librin tuaj te famshem ”Vdekja me vjen prej syve te tille”, mos kishe parasysh kryeministrin tone?
Rexhep Qosja – Po. Po, ne librin ”Vdekja me vjen prej syve te tille” jam marre me veprimet e sigurimit te brendshem shteterore qe quhej “UDB” ndaj shqiptareve dhe natyrisht kishte njerez ne pushtet zyrtare te larte qe ate “UDB” e perdornin per perndjekjen e njerezve.
Fiks Fare – Mendon qe sot ka ndonje pershtatje aktuale?
Rexhep Qosja – Mund te jete ne nje menyre aktuale se institucione te tilla, sigurimi, policia mund te perdoren nga njerez ne pushtet, kam ndroje se mos keto do perdoren tani ne fushaten elektorale per zgjedhjet.
Fiks Fare – Ne fakt historia ka treguar qe nuk jane perdorur ndonjehere (batutë)?
Rexhep Qosja – Jo, se di, me sa di unë se historia e 20 viteve te fundit ka treguar se edhe jane perdorur ndonjehere.
Fiks Fare – Profesor, kenaqesi qe te kishim sonte dhe te falenderojme!
Rexhep Qosja – Edhe per mua ishte kenaqesi siç e thashe edhe me pare, por edhe nuk e kisha te lehte, gjuha juaj shpate, e cila e pastron shume Shqiperine prej te keqijave, kisha ndroje mos diku ngecja.
Fiks Fare (Sajmiri) – Para se te hynte profesori, une mendoja se me kishin ikur emocionet, por pas 10 vitesh me erdhen perseri, ka gjithmone nje here te pare. Te falenderojme profesor, je i mrekullueshem.
Rexhep Qosja – Edhe une ju falenderoj dhe ju uroj sukses ne punen tuaj shume te rendesishme per Shqiperine dhe gjithe shqiptaret.
Top Channel