Champions, Barça nuk ka fituar kurrë në Mynih

22/04/2013 18:40

Barcelona nuk ka mundur të fitojë kurrë në fushën e Bajernit në një kompeticion zyrtar dhe bilanci i tre transfertave në Mynih është prej dy barazimesh e një humbje.

Në vitin 2009, pavarësisht një fitore të bujshme 4-0 (dy gola Messi, Eto’o, Henry) në “Camp Nou”, në një ndeshje me eleminim direkt të Champions League, katalanasit barazuan në “Allianz Arena”.

Fitorja në këtë ballafaqim është edhe fitorja e vetme e Barçës në historinë e përballjeve mes dy klubeve, pasi në dy rastet e tjera Bajerni kishte arritur të fitonte në transfertë.

Për herë të parë, të dy klubet u përballën midis tyre në gjysmëfinalet e Kupës UEFA në vitin 1996. Në ndeshjen e vajtjes, në “Olympiastadion” të Mynihut, Barça arriti një barazim 2-2, pas golave të Witeczek e Scholl për vendasit dhe Garcia e Hagi për spanjollët.

Pavarësisht shpresave që ngjalli ky barazim me gola jashtë, në “Camp Nou”, Barcelona u nënshtrua me reazultatin 1-2, pas golave të Witeczek dhe Markus Babbel. Për Barçën realizoi vetëm Ivan dela Penja.

Të dy klubet u vendosën kundër edhe në fazën e grupeve të Champions League 1998-99. Bajerni fitoi në Mynih 1-0, me gol të Effenberg dhe përsëriti një fitore 1-2 në “Camp Nou”, me gola të Zickler e Salihamidzic, ndërsa për Barcelonën golin e vetëm e realizoi braziliani Giovanni.

Top Channel