Ndonëse i nipi 18-vjeçar ka një pasuri që kalon 100 milionë dollarët, George Bieber jeton në kushte të mjerueshme në një rulotë që ka qenë shtëpia e tij prej 40 vitesh.
George, në një intervistë për “The Sun”, deklaroi se gjatë të gjithë jetës së tij, nuk ka parë asnjë kacidhe nga Justin, këngëtari i shndërruar në një ikonë për brezin e adoleshentëve kudo në botë.
Në gjendjen e mjeruar në të cilën jeton, 61-vjeçari dëshmoi se nuk ka as para për të ndrequr një të çarë në çatinë e rulosë, nga e cila futet uji brenda.
I pastrehë, George detyrohet të kalojë shumicën e ditës i shtrirë mes dhembjeve të forta të shpinës, brenda “shtëpisë” në kushte alarmuese higjenike dhe pa asnjë njeri që të përkujdeset për të.
Top Channel