Big Brother, Edberi fiton dashurinë

21/04/2013 00:00

Edberi ka fituar dashurinë mbrëmjen e së shtunës duke marrë përgjigje pozitive nga vajza së cilës i kishte kërkuar lidhje kohë përpara se të hynte në shtëpinë e Big Brother.

“Vëllai i Madh” organizoi një rreng duke vënë përballë njëra-tjetrës Rikën, me të cilën ai po ngatërronte banorët e tjerë duke lënë të kuptonin se ishin të martuar dhe vajzën që në të vërtetë ai do. Në fakt, ishte vetëm një lojë për Edberin, pasi më pas e priti surpriza e vërtetë.

Të tjera surpriza vazhduan gjatë mbrëmjes për Joanën, me telefonatën familjare dhe Elenën, e cila u takua me shoqen e saj.

Për Xhimin, gjysmë-surprizë, siç e konsideroin ai, ishte për të dalja nga shtëpia: “50% e prisja. Nuk u mundova shumë me strategjitë, por u tregova vetvetja. Mbase duke filluar nga tani mund të kisha nisur strategjitë, por ma prenë në mes (qesh).

Të kandiduarit e kësaj jave janë Anaidi, Edberi e Vigani, Elena dhe Eldora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA