Pogradec, aksidentohet për vdekje 19-vjeçari

20/04/2013 00:00

Një aksident më pasojë vdekjen e një të riu është shënuar mëngjesin e të shtunës në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

19-vjeçari Ilirjan Hyzellari ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja duke e lënë në mes të rrugës të riun e pajetë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin e aksidentit të rëndë.

Top Channel