Fier, vret hajdutin me armën e tij

20/04/2013 00:00

‘Une kam vrare nje hajdut, tentoi tme grabiste shtepine gjate nates dhe
une e qellova’, duke deklaruar keto fjali, 47-vjecari Ylli Kapllanaj i
eshte vetëdorezuar policise nderkohe qe ka njoftuar autoritetet e hetimit
se gjate mesnates ne fshatin Ngracie kishte ndodhur nje krim.

Autori i vrasjes deklarohet Ylli Kapllanaj, nderkohe qe pas disa oreve verifikimesh policia identifikoi si viktime te kesaj ngjarjeje I.Allushaj i moshes 21 vjec. Viktima u mbajt disa ore ne morgun e Fierit  i paidentifikuar, nderkohe qe banoret deklarojne se bashkefshatari i tyre e qelloi te riun me armen e viktimes .

Nese vertetohet nga organet e hetimit ky rrefim i Kapllanajt, nuk dihet ende se çfare akuze do ngreje prokuroria kur ta dergoje te dyshuarin per mase sigurie ne gjykate. Nje rast i ngjashem ndodhi edhe ne Tirane pak vite me pare kur i zoti i shtepise u perlesh me nje hajdut duke e lene ate te vrare ne vend. Prokuroria e akuzoi burrin per vrasje ne kapercim te mbrojtjes se nevojshme.

Top Channel