F1, pole-position për Rosberg

20/04/2013 14:10

Nico Rosberg me Mercedes ka fituar pole-position në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Bahreinit. Piloti gjerman do të niset nga vendi i parë pasi regjistroi kohën 1:32:330 duke lënë pas Sebastian Vettel (Red Bull) dhe Fernando Alonso (Ferrari).

Koha e katërt më e mirë për Lewis Hamilton (Mercedes), i cili la pas australianin e Red Bull, Mark Webber. Gjithsesi, britaniku do të niset nga vendi i nëntë pasi ka ndryshuar kutinë e marsheve. Koha e gjashtë më e shpejtë u regjistrua nga braziliani i Ferrarit, Felipe Massa, por që do të niset i pesti falë penalizimit të Hamilton me pesë vende.

Kimi Raikkonen me Lotus nuk u paraqit mirë dhe do të niset nga vendi i tetë.

Gara e Bahreinit do të zhvillohet ditën e dielë në orën 14:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel