Bie në kontakt me rrymën, vdes punëtori

20/04/2013 18:50

Një punëtor 42-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së shtunës në Përmet, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se shtetasi Bilbil Lumani ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të voltazhit të lartë.

Sipas burimeve, ai ka qenë duke shkarkuar disa materiale me një makinë pune, vinçi i të cilës ka prekur rrjetin elektrik, duke i përcjellë rrymën vdekjeprurëse.

Autoritetet kanë kontaktuar familjarët e viktimës për t’i vënë në dijeni për ngjarjen e rëndë që i ka marrë jetën njeriut të tyre.

Top Channel