Beckham: Kam djem të mbarë

20/04/2013 12:00

David Beckham është shprehur se tre djemtë e tij janë shumë të sjellshëm dhe kjo falë rregullave strikte prindërore.

Futbollisti më i famshëm në botë është shprehur se fëmijëve të tij i ka mësuar disiplinën që në moshë të vogël: “Unë dhe Victoria jemi rritur me rregulla strikte nga prindërit dhe e njëjta gjë vlen për djemtë tanë. “Të lutem” dhe “Faleminderit” kanë qenë të pandashme që kur kanë nisur të flasin. Janë djem të mbarë.”

“Kur shkojmë në takime me prindër në shkollë, gjëja e parë që pyesim është se si janë sjellë dhe mësuesit thonë që janë shumë të sjellshëm”, shtoi 37-vjeçari.

Tashmë David Beckham luan për Paris Saint Germain dhe problemi i vetëm që ka është gjuha franceze: “Nuk e kam praktikuar që kur kam qenë në shkollë, por po e marr veten.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA