
Pas një hetimi 7-mujor, cështja për vrasjen e Fatjona Sulos ka nisur në Gjykatën e Pogradecit. Në seancën e parë, i akuzuari kryesor për vrasjen e nënës së dy fëmijëve, Celik Maliqi ka deklaruar se nuk mund të përballojë koston e mbrojtjes ndaj ka kërkuar caktimin e një avokati kryesisht.
Kërkesa e të akuzuarit është pranuar edhe nga prokurorja e cështjes, ndërsa treshja e gjyqtarëve ka caktuar si avokate, Luljeta Burnazin si dhe ka shtyrë seancën për të mundësuar njoftimin e saj.
Vrasja ndodhi më 12 shtator të vitit të kaluar teksa viktima Fatjona Sula dhe autori Celik Maliqi. Viktima u gjet e masakruar me sende të forta në kokë dhe e gjysmë e zhveshur poshtë një ure në Qafë-Thanë.
Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga një bari i zonës disa orë pas krimit. Sipas të dhënave, autori i ngjarjes e ka lënë viktimën në vendin e ngjarjes dhe është larguar për në banesën e tij në fshatin Rrajcë.
Pasi ka ndërruar rrobat e gjakosura, ai ka dalë në shoqërinë e një shoku për të pirë një kafë, ndërsa më pas ka shkuar për t’u strehuar në banesën e disa të afërmve. Ai u vetëdorëzua pas negociatave me policinë.
Top Channel