F1, Vettel: Të shfrytëzojmë shpejtësinë maksimale

19/04/2013 18:55

Sebastian Vettel deklaroi pas provave të lira të Cmimit të Madh të Bahreinit, ku u rendit në vendin e tretë, se në garë duhet të shfrytëzojë shpejtësinë maksimale të Red Bullit të tij.

“Sot pamë që Lotus dhe Ferrari janë në nivel të lartë. Provat zyrtare do të jenë shumë të luftuara. Kush do të punojë më mirë me gomat, do të marrë pole-position”, theksoi tre herë kampioni i botës.

“Makina jonë është e shpejtë dhe duhet të shfrytëzojmë shpejtësinë maksimale në pjesët e drejta të gjata. Duhet të përmirësohemi për të shtunën”, shtoi Vettel.

Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën në orën 13:00, ndërsa gara të dielën në orën 14:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel