F1, Alonso: Të kënaqur me rendimentin

19/04/2013 19:15

Fernando Alonso u shpreh shumë i kënaqur me rendimentin e Ferrarit në provat e lira të Cmimit të Madh të Bahreinit edhe pse regjistroi kohën e katërt më të mirë.

“Ishte një ditë pozitive dhe jemi shumë të kënaqur me rendimentin e makinës. Nuk patëm probleme dhe nuk kishim nevojë për ndryshime të mëdha për këtë pistë me pjesë të drejta të gjata dhe kthesa të ngadalta”, deklaroi piloti i Ferrarit.

Spanjolli mendon se lufta për pole-position dhe fitore do të jetë shumë e ashpër: “Mendoj se kemi mundësitë për të qenë tek grupi kryesues i garës. Pilotët do të ndahen me 2 ose 3 të dhjetat.”

Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën në orën 13:00, ndërsa gara të dielën në orën 14:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel