Filmat e sagës X-Men kanë pasur kryesisht protagonistë meshkuj që nga viti 2000, por tani Hugh Jackman-it i është bashkuar edhe një kolege seksi.

Në fotot e reja të publikuara të filmit ‘The Wolverine’, superheroi shihet duke u mbrojtur nga joshjet e Viper, personazhi i keq i filmit. Viper është një femër shumë tërheqëse, por me fuqi helmuese.

Ky rol interpretohet nga Svetlana Khodchenkova, një aktore ruse e cila ka pasur një rol dytësor në filmin britanik të nominuar për Oscar në vitin 2011 me titull ‘Tinker Tailor Soldier Spy’.

30-vjeçarja mendohet se ka mundur për rolin e Viper konkurrencën e Jessica Biel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA