Me një vlerë të përafërt me buxhetin e shtetit shqiptar në një vit, Reali i Madridit është klubi me vlerën më të lartë në botë, shpalli “Forbes”, një revistë e specializuar për studimet ekonomike, ditën e enjte.
Në renditjen e publikuar prej revistës, gjigantët spanjollë u vendosën në krye të listës, e cila merr parasysh vlerën e aseteve, marketingut, futbollistëve, pronave në zotërim të klubit, kapitalet, detyrimet, të drejtat televizive, përfitimet nga pozicionet në kampionate e kupa të Europës dhe të dhëna të tjera financiare.
Në total, vlera totale e Realit u përllogarit në 3,3 miliardë dollarë, lehtësisht inferiore ndaj 3,8 miliardëve, që përbënë buxhetin e shtetit shqiptar për vitin aktual.
Në vendin e dytë pozicionohet Manchester United, ndjekur nga Barcelona.
Kjo është renditja e “Forbes”, për 20 klubet me vlerën më të lartë në botë, e shprehur në milionë dollarë.
1. Real Madrid 3 300
2. Manchester United 3 165
3. Barcelona 2 600
4. Arsenal 1 326
5. Bayern Munchen 1 309
6. Milan 945
7. Chelsea 901
8. Juventus 694
9. Manchester City 689
10. Liverpool 651
11. Tottenham 520
12. Schalke 04 498
13. Borussia Dortmund 456
14. Inter 401
15. Lyon 368
16. Corinthias 358
17. Napoli 330
18. Hamburg 300
19. Marseille 285
20. Newcastle 263
Top Channel