Korçë, atentat emigrantit

18/04/2013 19:00

Një emigrant u qëllua me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës, informuan pasditen e së enjtes burimet policore.

Emigranti, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për momentin, është shoqëruar për në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë për jetën.

Autori i këtij krimi u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe aktualisht, po hetohet për të zbuluar identitetin e tij.

Kjo eshte ngjarja e dyte e ngjashme brenda javes, pasi te marten, ne afersi te Gardes se Republikes ne Tirane, biznesmeni Lulzim Koka dhe nje efektiv i gardes u qelluan brenda nje lokali, duke marre edhe ata plage te renda.

Top Channel