Gjendet i vrarë 35-vjeçari, dyshohet për vetëvrasje

18/04/2013 00:00

Një 35-vjeçar me emrin Melsi Lorenci është gjetur mengjesin e të enjtes i
vrarë më armë zjarri në katin e parë të një banese në lagjen ‘Nënë
Tereza’, ku ky i fundit jetonte me qira.

Sipas informacioneve të parë të policisë, të cilët tregohen të kujdesshëm të thonë edhe se ky është informacion paraprak dyshohet se i riu të ketë vrarë veten si shkak i problemeve të shumta ekonomike, të cilat po përjetonte kohët e fundit.

Po kjo piste eshte e dyshimte sepse vrasja eshte bere me arme zjarri me silenciator. Policia po vijon hetimet per kete ngjarje. Viktima ka qene i martuar dhe me femije.

Top Channel