Fier, zjarr në ullishte, një i vdekur

18/04/2013 00:00

Një zjarr i madh që ka përfshirë ullishten në afërsi të fshatit Margëlliç në rrethin e Fierit i ka marrë jetën një 70-vjeçari.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari, i identifikuar si shtetasi Elmaz Leka, 70 vjeç ka humbur jetën i asfiksuar nga tymi i flakëve teksa ndodhej duke punuar në tokën e tij. Ai është rrethuar papritur nga flakët me shpejtësi duke mos i dhënë kohë të largohej.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit flakët e të cilit të ndihmuara edhe nga era e fortë, përvec viktimës së shkaktuar kanë djegur edhe dhjetra rrënjë ulli. Banorë të zonës po përpiqen me mjete rrethanore për të shuar flakët, ndërsa zjarrfikëset e kanë të vështirë ndryrhjen për shkak të terrenit të vështirë.

Top Channel