Culkin përleshet me paparacët

18/04/2013 00:00

Aktori 32-vjeçar Macaulay Culkin është shfaqur së fundmi në Britani, një
vizitë që nuk ka kaluar edhe aq mirë për të, pasi është përleshur me
një grup paparacësh.

Culkin mori pjesë në koncertin e mikut të tij Adam Green në një klub nate në Brajton dhe kur doli prej andej u vërsul ndaj një grupi paparacësh që filluan ta fotografonin.

Sipas “Daily Mail”, ai i shau fotografët dhe njërit prej tyre i tha “vafsh në djall”. Ndërkohë, gazeta vuri re një detaj tjetër, se aktori vishte të njëjtat rroba të një dite më parë. I kontaktuar nga portali Omg!, Culkin u përgjigj: “Asnjë Koment”.

Roli i fundit me të cilin Culkin tërhoqi vëmendjen e mediave ishte ai në filmin e vitit 2004, “Saved!”, përkrah Mandy Moore dhe Jena Malone.

Por vëmendjen më të madhe ai e tërhoqi në shkurt të vitit 2012, ku u shfaq tej mase i dobësuar, si dhe në verën e po të njëjtit vit, kur një tabloid shkruante se ai ishte i varur nga heroina dhe qetësuesit dhe i mbetej pak kohë jetë.

Top Channel