Cruise feston para kohe ditëlindjen e Surit

18/04/2013 00:00

Familja është e para për Tom Cruise. Edhe pse së fundmi ka qenë në
udhëtime për të promovuar filmin e ri “Oblivion”, aktori 50-vjeçar u
angazhua seriozisht për të kaluar pak kohë me vajzën e tij, Suri.

Në një intervistë për një radio amerikane, kur është pyetur nga drejtuesi i një emisioni se si do ta festonte ditëlindjen e vogëlushes, më 18 prill, Cruise u përgjigj:

“E kemi festuar. Gjithçka u bë. Për fëmijët kujdesem më herët, duhet të kesh një plan përpara për këto gjëra. Gjithçka u bë dhe ditëlindja u festua”, rrëfeu Cruise.

Aktori nuk publikoi detaje specifike për kohën e kaluar me të bijën, por pranoi se bashkë me të kishin ngrënë shumë ëmbëlsira. “Ne hëngrëm ëmbëlsira, hëngrëm shumë, lloje-lloje”, tha Cruise.

Suri jeton me të ëmën, Katie Holmes, në Nju Jork, ndërkohë që Cruise është baba edhe i Isabella, 20 vjeçe dhe Connor, 18, të cilët i ka me ish-bashkëshorten Nicole Kidman.

Në intervistën radiofonike, aktori ka folur edhe për filmin e tij të fundit, “Oblivion”, ku interpreton bashkë me aktoren ukrainase, Olga Kurylenko.

“Është një histori që nuk e kam parë që prej “Minority Report”. Fantashkenca e sotme është si filmat e vjetër western, të cilët e tërhiqnin publikun në vende që nuk i kishte parë më parë. Me këtë film ne krijojmë një botë teknologjike, por gjithashtu japim edhe një histori shumë humane”, tha Cruise.

Top Channel