Samsung-Juve, binom gjigantësh?

17/04/2013 03:50

Një Juventus i madh është duke lindur. Gjithcka ndodh praktikisht pas eliminimit nga Bayern Munchen në Champions League.

Menjëherë në orët pasardhëse, në anekset e stadiumit të Juves, është arritur një akord i rëndësishëm komercial me Samsung, kolosin koreano-jugor, gati për ta mbuluar me miliona euro ekipin bardhezi.

Cdo gjë mbetet ende sekret, detajet e fundit të akordit janë për t’u përcaktuar, por koreano-jugorët, sipas burimeve të Sportmediaset, janë gati të investojnë rreth 120 milionë euro, për të marrë të drejtat e emrit të stadiumit juventin dhe për të krijuar mundësi të tjera sponsorizimi me shoqërinë bardhezi.

Një pakt, i cili do të mund të zgjaste 5 vite. Me paratë e freskëta, Marotta është gati të hidhet në sulm për Ibrahimovic. Por jo vetëm, sepse me PSG-në po shikohet edhe mundësia e rikthimit të Verratti-t në Itali.

Sigurisht, pa harruar edhe Llorente-n dhe Poli-n, tashmë të blerë nga “Zonja e vjetër”. Paratë e Samsung mund të shërbejnë edhe për të mbajtur Vidal, e për t’i rezistuar avancimit gjithnjë e më të frikësues të Bayern Munchen.

Top Channel