Messi, fanelë me autograf për Papa Françeskun

17/04/2013 19:20

Papa Françeskut iu dorëzua ditën e mërkurë një fanelë e Barcelonës e firmosur nga Leo Messi, gjatë një seance pritje të publikut.

Ishin disa klerikë të tjerë katolikë, ata që i dorëzuan 76-vjeçarit dhuratën e atij që me shumë gjasa është bashkëkombasi i tij argjentinas më i njohur në botë.

Ati i Shenjtë, një tifoz i zjarrtë i futbollit, kishte marrë më parë si dhuratë edhe një fanelë të kombëtares spanjolle, kampiones së botës në fuqi, të firmosur nga të gjithë futbollistët.

Kjo fanelë iu dorëzua Françeskut në momentin e përurimit të papatit të tij, nga kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy.

Top Channel