F1, Raikkonen: Nuk i kuptoj kritikat ndaj gomave

17/04/2013 13:35

Kimi Raikkonen gjithmonë ka qenë një pilot ndryshe nga të tjerët. Në një kohë kur të gjithë kolegët e tij të padokut të Formulës 1 janë të pakënaqur me konsumimin e lartë të gomave Pirelli, finlandezi nuk ka asnjë kritikë për to.

“Mendoj se me këto goma mund të bësh xhiro të shpejta, por jo gjatë të gjithë garës. Janë goma shumë të mira për provat zyrtare, ndërsa gjatë garës duhen ruajtur”, theksoi Raikkonen në deklarata të lëshuara nga skuderia Lotus.

Ai shtoi: “Nuk ka asnjë ndryshim me vitin e kaluar dhe nuk kuptoj pse po ankohen.”

Kimi Raikkonen renditet i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, tre pikë pas kryesuesit Sebastian Vettel (Red Bull). Finlandezi fitoi garën e Australisë, doli i shtati në Malajzi dhe i dyti në Kinë.

Top Channel