F1, miqësia e Alonso dhe Webber

17/04/2013 10:30

Fernando Alonso gjithmonë është shprehur se Mark Webber është një nga miqtë e tij më të mirë në padokun e Formulës 1 edhe pse australiani është pilot i Red Bullit, skuderisë që ka fituar tre titujt e fundit botërorë dhe rivalit kryesor të Ferrarit.

Pas fitores në Kinë, piloti i Kokëkuqes ka postuar në Twitter një fotografi të tijën duke darkuar me Webber në Dubai. Këtë foto Alonso e ka shoqëruar me komentin: “Duke darkuar me miq në Dubai.”

Mediat sportive spanjolle kanë marrë shkas nga incidentet e fundit mes pilotëve të skuderisë Red Bull (Vettel dhe Webber) duke theksuar se kjo foto është një “kunj” drejtuar tre herë kampionit gjerman.

Sipas ‘AS’, lufta psikologjike ka nisur tashmë dhe Alonso është një ekspert në këtë fushë.

Top Channel