Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Milani dhe Interi kalojnë Realin në luftën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Seviljes, Geoffrey Kondogbia, një prej futbollistëve më shpresëdhënës të moshës së tij.
19-vjeçari francez, i cili i është këshilluar Realit prej qendërmbrojtësit Rafael Varane, ka bindur drejtuesit madrilenë për potencialin e tij.
Megjithatë, një burim i brendshëm, tha të martën për të përditshmen sportive “AS” se ndërsa Reali ka ofruar tetë milionë euro, dy skuadrat milaneze kanë përmirësuar sakaq ofertën e tyre.
Sipas këtij burimi, Milani është i pari në listën e blerësve potencialë, pasi ka ofruar për lojtarin 12 milionë euro neto. Nga ana e tij, Interi ka paraqitur një ofertë prej 10 milionë eurosh, plus 30% të vlerës së futbollistit, në një shitje tjetër që mund të ndodhë në të ardhmen.
Një prej futbollistëve më të vlerësuar të Seviljes, 19-vjeçari ka me klubin e tij aktual një klauzolë shitje të fiksuar në 20 milionë euro.
Top Channel