Spanjë, fiton Barcelona dhe Reali

15/04/2013 00:00

Në Saragosa gjithcka është e thjeshtë për Barcelonën e cila ka qenë në këtë ndeshje pa Buskets, Hordi Alba, Iniesta, Pujol dhe Maskerano.

Katalanasit kanë arritur të fitojnë 3-0 falë golave të Tiago Alkantarës dhe dygolëshit të Tejos duke iu afruar kurorëzimit kampion.

Mbetet ende në 13 pikë avantazhi ndaj Realit të Madridit i cili gjithashtu ka fituar 3-0 përballë Bilbaos.

Një dopietë e Cristiano Ronaldos dhe një gol i Gonzalo Higuain i kanë dhënë fitoren madrilenëve.

Top Channel