
Ndalohen dy shtetas nga Libohova, si autorë të dyshuar të vjedhjes me
dhunë me pasojë vdekjen e shtetasit Pandeli Magllara në fshatin Vodhinë
të rrethit Gjirokastër. Te arrestuarit janë Adrian Qopekaj dhe Dashamir
Kamo.
Qopekaj është auror i një sërë vjedhjesh të kryera në kishat e fshatrave të Dropullit. Policia gjeti si prove materiale një palë doreza dore me njolla gjaku, një palë pantallona me njolla gjaku, 12 ikona të kishave të Dropullit si dhe mjete pune qe sherbenin per te kryer grabitjet.
Pas vrasjes tragjike gjate grabitjes qe ndodhi ne dropullin e siperm policia nisi kerkimet, shoqeroi 31 persona dhe kontrolloi 22 banesa deri sa ra ne gjurmet e dy autoreve te kesaj ngjarje te rende. Ata jane arrestuar me akuzen e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, të “vjedhjes me dhunë” kryer në bashkëpunim, ndërsa në ngarkim të shtetasit Adrian Qopekaj rëndojnë edhe akuzat “Prodhim dhe mbajtie pa leje të municioneve luftarake “ si dhe për “vjedhje të kishave dhe te magazinës. Dy grabitesit hyne me dhune ne nje banese per te vjedhur. Pasi u perleshën me te zotin e shtepise e qelluan me mjete te forta ne koke duke e vrare ne vend dhe plagosen rende gruan e tij te moshuar.
Top Channel