F1, Horner: Nuk po pengojmë Webber-in

15/04/2013 09:55

Shefi i skuderisë Red Bull, Christian Horner, hodhi poshtë kategorikisht spekulimet se Mark Webber po penalizohet nga vetë skuderia austriake pas problemeve të shumta që piloti australian pati gjatë fundjavës së Kinës.

Webber nisi garën nga bokset pasi nuk kishte mjaftueshëm lëndë djegëse në serbator pas provave të së shtunës dhe nuk e përfundoi garën e së dielës pasi një nga rrotat e pasme nuk ishte vendosur mirë pas një pit-stopi.

“Konspiracion ndaj Webber? Këto janë idiotësira”, iu përgjigj Horner një gazetari i cili kishte deklaruar se po spekullohet se mund të ketë diçka “të errët” pas problemeve me makinën e australianit.

“Ai që mendon se ne merremi me konspiracione kundër pilotëve tanë ia fut kot”, shtoi shefi i skuderisë kampione në Formulën 1 në tre vitet e fundit.

Top Channel