Peshëngritje, Europiani,Tabaku i teti

14/04/2013 08:25

Peshëngritësi shqiptar, Ervis Tabaku, i parafundit nga kuqezinjtë që konkurrojnë në Europianin e të rriturve u rendit i teti mes 16 pjesëmarrësve në kategorinë e peshës trupore deri në 94 kg.

Nga 6 provat e mundshme, Tabaku realizoi dy. Në shkëputje, peshëngritësi shqiptar ngriti vetëm 161 kg dhe në këtë stil renditet pas Redon Manushit, shqiptarit që garoi për Francën një ditë më parë në baterinë B.

Në shtytje, Tabaku ngriti 190 kg në provën e parë, ndërkohë që dështoi në dy provat e tjera.

Me 351 kg në dy garësh, Ervis Tabaku e mbylli garën në vendin e 8. Kampion i trefishtë Europe u shpall azerbajxhanasi Intigam Zairov, i cili ngriti në total 396 kg.

Top Channel