Velez, tifozi gjendet i vdekur në stadium

13/04/2013 05:00

Një 35-vjeçar, gjysmë i zhveshur, u gjet i vdekur nën flamujt e vendosur në stadiumin “Jose Amalfitani” të Velez Sarsfield, skuadër e periferisë së Buenos Aires-it, raporton policia.

Trupi i tij nuk kishte shenja dhune. Edhe pse kishte rreth 7-8 orë, që kishte ndërruar jetë, siç konkluduan ekspertë mjeko-ligjorë, ai u zbulua rreth orës 10 të mëngjesit, me orën lokale.

Klubi lëshoi një deklaratë në sajtin e tyre, duke siguruar se viktima “nuk ishte as ndonjë i punësuar dhe as një hooligan i Velez”.

Gruaja e viktimës, Mariela, tha për mediat se emri i të shoqit ishte Daniel Bogado dhe se ai shoqërohej me një fraksion të hooliganëve të Velezit, që quheshin “The Gang of Liniers”.

Sipas familjes së viktimës, Bogado kishte shkuar në stadium për të parë ndeshjen kundër Emelec, gjatë mbrëmjes së të martës.

Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet mbi këtë ngjarje, por dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e një goditjeje të fortë në kraharor.

Top Channel