Laç, ekzekutim në mes të qytetit
13/04/2013 00:00
Një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen në orët e mbrëmjes së të shtunës si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen numër dy të qytetit të Laçit.
Viktima është identifikuar si Gëzim Gjoni. Ai u qëllua disa herë nga një tjetër shtetas pas një zënkë për shkaqe banale që ka shpërthyer papritmas mes tyre.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe njoftoi se ka identifikuar autorin e krimit të rëndë, por nuk publikoi identitetin e tij për arsye hetimore.
Mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa uniformat blu janë vënë në kërkim të tij.
Top Channel