F1, Hamilton niset i pari në Shangai

13/04/2013 00:00

Lewis Hamilton ka fituar pole position-in e Çmimit të Madh të Kinës, në provat e treta zyrtare të Botërorit 2013 të Formula 1.

Piloti i Mercedes ka lënë pas Lotus-in e Kimi Raikkonen dhe Ferrari-n e Fernando Alonso. Pas spanjollit ka zënë vend gjermani i Mercedes, Nico Rosberg, për t’ia lënë stafetën Ferrari-t tjetër të Felipe Massa.

Vetëm vendi i nëntë për Red Bull-in e Sebastian Vettel, të cilit i ka paraprirë Janson Button, ndërkohë që dhjetëshja e parë është mbyllur me Nico Hulkenberg i skuderisë “Sauber”.

Ndërkohë, i 12-ti është renditur Sergio Perez me McLaren dhe i 14-i piloti tjetër i Red Bull, Mark Webber.

Top Channel