F1, Alonso: Optimistë për garën

12/04/2013 15:15

Fernando Alonso, i treti në provat e lira të Cmimit të Madh të Kinës, deklaroi se është optimist për garën e së dielës, e treta sezonale në Formulën 1.

“Pas kësaj dite jemi optimistë. Punuam mirë dhe gjithmonë është bukur të garosh në cirkuitin e Shangait sepse ka karakteristika të veçanta”, theksoi piloti i Ferrarit pas provave të lira, ku u rendit i treti pas Massa dhe Raikkonen.

“Pista u përmirësua xhiro pas xhiroje dhe duhet të kuptojmë se si të menaxhojmë gomat sa më mirë. Gomat do të kenë një rol të rëndësishëm në këtë garë duke marrë parasysh nivelin e lartë të konsumimit të tyre”, shpjegoi Alonso.

“Duhet të zgjedhim strategjinë e duhur për të dielën dhe duhet të zgjedhim pjesët e reja më të përshtatshme për makinën”, tha dy herë kampioni i botës.

Top Channel